Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Presidenti Begaj takon ambasadoren e re të Bregut të Fildishtë, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

    Gogu: Prioritet pagat e Policisë së Burgjeve! Drejtoria e Monitorimit do të udhëhiqet nga një magjistrat

    Ministri Gogu: Shërbimet për pronat 2 ditë në javë, burgu i Shënkollit do të bëhet institucion i shëndetit mendor

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Mos më thuaj mua e dashur”, plas sherri mes Vokshit dhe deputetit të PS-së! Gjiknuri: Po çfarë të them?

    July 22, 2026
    “Mos më thuaj mua e dashur”, plas sherri mes Vokshit dhe deputetit të PS-së! Gjiknuri: Po çfarë të them?

    Mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.

    Në qendër të debatit ishte kërkesa e opozitës për praninë në sallë të kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

    Diskutimet u përshkallëzuan gjatë ndërhyrjes së bashkëkryetarit të komisionit, Damian Gjiknuri, i cili në një moment debati me deputeten demokrate Albana Vokshi përdori termin “e dashur”, çka solli reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të kësaj të fundit.

    Debati mes tyre vijoi me tone të larta, ndërsa të dy palët shkëmbyen replika të drejtpërdrejta:

    Gjiknuri: Duro, jeta nuk është bardh e zi e dashur!

    Vokshi: Mos më thuaj mua e dashur ti. Mos më thuaj mua ashtu, e dashur. Jam anëtare e komisionit

    Gjiknuri: Po çfarë të them? E nderuar, zonjë, për ta bërë jetën me ngjyra

    Vokshi: Mos u merr me jetën time personale.

    Gjiknuri: S’po merrem me jetën personale.

    Vokshi: Këto janë batutat të kota.

    Gjiknuri: Batuta, që të shtensionojë. Mos të ngatërrojmë rolet. Ç’punë kam me drejtorët e rretheve unë? Policia është organ i centralizuar. E mira do të ishte që të ishte drejtori i policisë këtu. Mirë dakord, të mbaroj unë. Pse mërziteni?! Doni të vijë ai? Mirë pra, të bëjmë kërkesë.

    Përplasja mes anëtarëve të komisionit nxori në pah edhe njëherë klimën e tensionuar politike që shoqëron diskutimet për reformën zgjedhore, ndërsa kërkesa për praninë e drejtuesve të Policisë së Shtetit mbetet një nga pikat kryesore të debatit mes palëve.

    albana vokshi Damian Gjiknuri Mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore tensione dhe përplasje të forta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Presidenti Begaj takon ambasadoren e re të Bregut të Fildishtë, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

    July 22, 2026

    Gogu: Prioritet pagat e Policisë së Burgjeve! Drejtoria e Monitorimit do të udhëhiqet nga një magjistrat

    July 22, 2026

    Ministri Gogu: Shërbimet për pronat 2 ditë në javë, burgu i Shënkollit do të bëhet institucion i shëndetit mendor

    July 22, 2026

    Stuhia/ Pa energji zona në Vlorë, Fier, Sarandë e Librazhd. Patosi mbetet pa ujë

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.