Një banesë private është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Pazarit të Ri, në rrugën “Tefta Tashko Koço”, në Tiranë.
Zjarrfikësit dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.
Bëhet fjalë për një banesë dy-katëshe që, sipas informacioneve paraprake, i përket familjes tiranase Stërmasi.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.




