Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    Inceneratori i Elbasanit përfshihet nga flakët, re të dendura tymi mbulojnë zonën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zjarrfikësit të mbingarkuar/ Ballkani nën “pushtimin” e zjarreve

    July 30, 2025

    BALLKAN- Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit “BG Alert”. Deri tani nuk ka njoftime për të plagosur. Por shumë kanë humbur shtëpitë. Si në fshatin Rani Lug, në Bullgarinë perëndimore, në kufirin me Serbinë, ku thuajse të gjitha shtëpitë u shkatërruan nga flakët.

    Ata nuk kishin asnjë mundësi të luftonin flakët, thotë një fshatar: “Ishte ferr!” Gjithçka po digjej, tetë shtëpi përreth nesh u shkatërruan. Zjarrfikësit ishin të mbingarkuan; zjarri ishte mbi tre metra i lartë. Kishte shumë vullnetarë, por çfarë mund të bënin vetëm me lopata dhe dhjetë litra ujë në bombolat e tyre? Fshati u dogj. Shtëpitë u shkatërruan. Gjithçka u dogj”.

    Zjarrfikësit të pajisur keq

    Ndërkohë situata është qetësuar disi: më shumë se 150 zjarre janë shuar në të gjithë Bullgarinë. Megjithatë dy zjarre të mëdha në jugperëndim të vendit ende nuk janë nën kontroll. Një zjarrfikës vullnetar në Rani Lug beson se zjarret në rajonin e tij mund të rifillojnë në çdo moment dhe beson se ekipi i tij është i pajisur dobët.

    “Është tragjedi! Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kam qenë në të gjitha zjarret, por nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Dhe këtu, do të ketë zjarr edhe për një muaj tjetër.” “Nëse ka ujë, do të luftojmë gjithë natën, pa problem. Por duhet të sjellim ujë nga 15 kilometra larg,” tregon ai.

    Ndihma e BE-së

    Për shkak se zjarrfikësit bullgarë janë të mbingarkuar, Bullgaria ka kërkuar ndihmë nga BE. Pesë helikopterë nga Sllovakia, Hungaria, Franca, Republika Çeke dhe Rumania po marrin pjesë në operacionet e shuarjes së zjarreve, dhe një tjetër pritet nga Suedia.

    Maqedonia e Veriut, fqinja e Bullgarisë, ka kërkuar gjithashtu ndihmë nga BE. Sllovenia po dërgon 50 zjarrfikës në këtë vend të vogël ballkanik, i cili ka vetëm dy avionë operativë për bombardime me ujë. Edhe atje zjarret kanë shpërthyer prej disa ditësh, ashtu si edhe në Shqipëri.

    Sezoni i zjarreve në pyje larg përfundimit

    Dhe sezoni i zjarreve në pyje është larg përfundimit, thekson Alexander Dzhartow, kreu i mbrojtjes civile të Bullgarisë: “Ne vazhdojmë të punojmë në terren, duke krijuar hapësira të reja pastrimi, duke luftuar zjarret kudo që të jetë e mundur nga toka dhe duke ofruar mbështetje nga ajri duke përdorur helikopterë. Fatkeqësisht, parashikimi i motit është jashtëzakonisht i pafavorshëm. Do të ketë përsëri erëra të forta, drejtimi i të cilave do të ndryshojë vazhdimisht nga veriu në jug dhe nga jugu në veri, gjë që e ndërlikon ndjeshëm shuarjen e zjarreve.”

    Vitet e fundit, Bullgaria ka qenë vendii BE më i prekur nga zjarret në pyje për sa i përket sipërfaqes. Gati 40.000 hektarë janë djegur në dy vjet dhe 15.000 hektarë janë shkatërruar tashmë këtë vit. Sipas Ministrisë së Brendshme, shumica e zjarreve janë shkaktuar nga neglizhenca ose akte kriminale. Dy persona janë arrestuar tashmë./DW

    E dashura e tadhtoi me mikun e tij më të mirë, basketbollisti lan në gjak partneren

    zjarrfikësit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    June 17, 2026

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    June 17, 2026

    Inceneratori i Elbasanit përfshihet nga flakët, re të dendura tymi mbulojnë zonën

    June 17, 2026

    Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3.500 trupa

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.