Zjarri që përfshiu mesditën e sotme masivin pyjor në zonën e Darzezës është vënë nën kontroll pas disa orësh përpjekjesh intensive nga shërbimet zjarrfikëse, punonjësit e pyjores dhe banorët e zonës.
Flakët janë neutralizuar, por autoritetet mbeten në gatishmëri për çdo rrezik të mundshëm riaktivizimi.
Dy mjete zjarrfikëse dhe tre ekipe të terrenit do të qëndrojnë në zonë gjatë orëve në vijim për të monitoruar situatën. Parallelisht, një grup pune do të ngrihet për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga zjarri, ndërsa grupi hetimor po heton për të zbardhur shkaqet e rënies së flakëve.


