Një zjarr shpërtheu në katin e tretë të një pallati në lagjen nr. 1 të Durrësit, pranë bregdetit.
Në momentin e incidentit, banesa ishte e zbrazët, ndaj nuk pati persona të lënduar. Shërbimi i zjarrfikësve mbërriti shpejt në vendngjarje dhe arriti të shuajë flakët.
Fatmirësisht, zjarri u izolua brenda apartamentit dhe nuk u përhap në katet e tjera, por të gjitha dhomat e banesës u shkatërruan nga flakët.
Autoritetet kanë ngritur një grup hetimor për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.


