Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në tarracën e një pallati pranë “Rrugës së Kavajës” në Tirana, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Shtëllunga të dendura tymi kanë mbuluar zonën përreth, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.
Autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


