ATHINË-Protestuesit grekë kanë mbushur sot rrugët e Athinës dhe qyteteve të tjera të shtetit helen, në një tubim masiv në nderim të 57 viktimave që humbën jetën 2 vjet më parë nga përplasja e trenave në Tempe.
Protestat janë shoqëruar me incidente të shumta, ku ka pasur edhe persona të lënduar.

“Rreth 40 protestues morën ndihmën e parë. Mbi 100-150 protestues që ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe shkëmbimit të bombave molotov u liruan me ndihmën e policëve. Një korridor sigurie u hap nga hyrja e vogël e Parlamentit nën statujën e Venizelos dhe dolën nga dalja e Vasilisa Sofjes.”- shkruan Protothema./Radar.al



