TIRANË– Ditën e sotme përveç tensioneve që kanë ndodhur brenda sallës së parlamentit, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur edhe jashtë.
Nga pamjet shihet se jashtë ambienteve të Kuvendit fibra e transmetimit është përfshirë nga zjarri. Ndërkohë që punonjësit e Kuvendit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shuar flakët.
Nga ana tjetër Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi brenda parlamentit iu drejtua Peleshit, duke i thënë tha se: Ju ka marrë zjarr godina jashtë./Radar.al


