Agim Nuredini, 56 vjeç, banues në Wels të Austrisë, është shpallur i zhdukur që nga dita e shtunë. Sipas familjarëve, për herë të fundit ai është parë rreth orës 12:30 duke dalë nga shtëpia me makinën e tij Opel Mokka, ngjyrë e zezë.
Që nga atëherë nuk ka asnjë informacion për fatin e tij, dhe makina nuk është gjetur ende. Familja dhe miqtë kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe bashkatdhetarëve në Austri, ndërsa policia lokale është lajmëruar por ende nuk ka dhënë informacione të reja.
Kushdo që ka informacion për Agim Nuredinin ose e ka parë që nga e shtuna, duhet të kontaktojë stacionin më të afërt të policisë.


