Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    Aksident në ByPass-in e Vlorës, makina përplas tufën me dhi, plagoset bariu, ngordhin disa krerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Zgjedhjet lokale/ Kostot e reklamave të kandidatëve për komuna

    October 5, 2025

    KOSOVË– Në 30 ditët e fundit, në Kosovë janë shpenzuar mbi 60 mijë euro për sponsorizim të reklamave me mesazhe kryesisht politike.

    Shumica e sponsorizuesve janë politikanë që pas një jave do të garojnë për të marrë në dorë qeverisjen e komunave të Kosovës.

    Mbi 14 mijë euro prej këtyre parave të shpenzuara për reklama në Facebook, janë shpenzuar nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, për kryetar të Prishtinës.

    Ai ka shpenzuar dukshëm më shumë sesa të gjithë kundërkandidatët e tij.

    Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Merkur Beqiri nga Alternativa dhe kandidati i pavarur, Fatmir Selimi, madje nuk shfaqen fare në listën e sponsorizuesve të reklamave.

    Ismaili ka zhvilluar fushatë edhe në platformën TikTok, mirëpo në këtë platformë ka më pak transparencë për mënyrën se si funksionon shpërndarja e videove.

    Për të rritur transparencën, kompania pronare e Facebook-ut, Meta, publikon të gjitha të dhënat për reklamat e sponsorizuara në Facebook dhe Instagram. Edhe vetë partitë politike detyrohen t’i raportojnë këto shpenzime në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

    Përmes të dhënave të publikuara nga Meta kuptohet se sponsorizuesi i dytë më i madh në 30 ditët e fundit është Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit.

    Edhe shumë kandidatë për komuna të tjera, jashtë kryeqytetit, kanë përdorur këtë opsion për të arritur një numër më të madh të njerëzve me reklamat e tyre.

    Kush ka paguar për reklama në Facebook?
    Alban Hyseni në Gjilan, Ilir Ferati në Istog dhe Petrit Hajdari në Drenas kanë shpenzuar më së shumti para për të reklamuar fushatën e tyre në Facebook, nëse nuk merren parasysh kandidatët për Prishtinë. Më poshtë janë listuar të gjithë kandidatët për kryetarë komunash dhe asamble që kanë shpenzuar nga mbi 100 euro.

    Reklamimi në Facebook vjen me opsionin për të zgjedhur audienca specifike për secilin publikim – gjininë, moshën, rajonin… Partitë dhe politikanët kanë mundësi të targetojnë audienca të ndryshme.

    Por, pothuajse të gjithë kanë preferuar të targetojnë gjithë popullsinë në Kosovë me të drejtë vote, nga 18 vjeç e sipër.

    Ajo që ka shfrytëzuar më së shumti opsionet për të targetuar audiencë specifike, është kandidatja e Partisë Socialdemokrate për Prishtinën, Besa Shahini, që ka targetuar prindërit dhe të rriturit deri në moshën 50-vjeçare.

    Periudha për të cilën Radio Evropa e Lirë ka analizuar reklamat e sponsorizuara, përfshin gjithë muajin e shtatorit.

    Fushata zgjedhore nisi zyrtarisht më 13 shtator, por shumë kandidatë kanë filluar fushatën e tyre online edhe para kësaj date.

    Zgjedhjet lokale do të mbahen pas një jave, më 12 tetor./REL

    kandidatët për komuna Kostot e reklamave zgjedhjet lokale
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026

    Aksident në ByPass-in e Vlorës, makina përplas tufën me dhi, plagoset bariu, ngordhin disa krerë

    April 29, 2026

    Arrestohet ish-drejtori i FBI-së, akuza për kërcënim ndaj Trump

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.