TIRANË– Vetëm pak orë pas përcaktimit të Drejtuesve Politik, në selinë e PD, pasditen e kësaj të diele do të mblidhen për herë të parë drejtuesit politikë, për të diskutuar për protestat dhe punën në terren.
Bëhet me dije se takimi do të mbahet sot në oren 17:00.
Ndërkohë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që u mbajt para disa ditësh, kryetari i PD-së Sali Berisha dha porositë e tij për demokratët duke thënë se këto nëntë muaj para zgjedhjeve të 2025, PS duhet të kalojë nga mbrojtja në sulm dhe se nuk duhen të njohin humbje, por vetëm fitore.
“PD këto 9 muaj, duhet të jetë, të kalojë nga mbrojtja në sulm dhe secili nga ne duhet të përsërisë çdo ditë dy fjalë; sulm dhe fitore. PD duhet të jetë vetëm sulm dhe fitore. Fitorja e opozitës dihet të jetë opsioni ynë i vetëm.”- deklaroi Berisha.
Drejtuesit politikë të PD-së në qarqe:
Tirana – Belind Këlliçi
Durrës – Oerd Bylykbashi
Shkodër – Luçiano Boçi
Lezhë – Agron Gjekmarkaj
Fier – Gazment Bardhi
Elbasan – Ervin Salianji
Korçë – Ivi Kaso
Kukës – Flamur Hoxha
Gjirokastër – Tritan Shehu
Vlorë – Bujar Leksaj
Berat – Eno Bozdo
Dibër – Xhelal Mziu


