TIRANË– Kryeministri Edi Rama sot në orën 19:00 do të mbledhë Kryesinë e PS, ndërsa para mbledhjes do të zhvillojë një takim me drejtuesin politik për diasporën, Taulant Ballën. Në këtë takim përveç bilancit të punës që është bërë deri më tani, pritet të diskutohet edhe për emra potencialë që mund të vijnë nga diaspora.
Shumica e grupit parlamentar të PS pritet të jetë në listën e hapur, pasi kryeministri Rama deklaroi se ata që kanë fituar qoftë edhe një mandat nën siglën e PS do jenë listën e hapur, përveç drejtuesve politikë të qarqeve. Ndërkohë, surprizë mbetet vendimi i kryesocialistit Edi Rama, i cili për herë të parë tha se mund të mos kandidojë fare si deputet./Radar.al


