Demokrati Flamur Noka në një deklaratë për mediat, ditën e sotme u shpreh se PD nuk do të marrë pjesë në atë që e ka quajtur farsë për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare 2025.
“Ne jemi opozita e vendit dhe nuk mund të marrim pjesë në farsa. Data është caktuar. E ka shpallur Taulanti para tre muajsh. Me këtë paracaktim Presidenti i bie të jetë jo mëkëmbësi i Rames, por i Taulantit.”, tha Noka.
Ndërkohë kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi tha se kryemnistri Edi Rama dhe Taulant Balla caktuan datën e zgjedhjeve, presidenti vetëm vulos.


