Gjatë një takimi elektoral me të rinjtë në Belsh, Kryeministri Edi Rama pati një moment gazmor me një të ri në publik. Duke vënë re që i riu ishte i shpërqendruar dhe po merrej me telefonin, Rama iu drejtua me batutë:
“Zemra më dëgjon? Zogu, po më ndjek?”
Ai vijoi me ironi duke thënë se i riu ndoshta po lexonte mesazhet e “zoçkës” në telefon, por shtoi se edhe pse ato janë të rëndësishme, “është edhe më e rëndësishme që zogjtë dhe zoçkat të jenë bashkë në këtë moment” për të ndërtuar diçka të vlefshme për brezin e tyre.
Ky moment krijoi të qeshura mes të rinjve të pranishëm, duke e kthyer ndërveprimin në një nga episodet më të komentuar të fjalimit.


