Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nafta kalon mbi 125 dollarë, rritet frika për ndërprerje të gjatë të furnizimit nga Hormuzi

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pas kritikave të Trumpit

    December 8, 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik, Keir Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Londër, 2 mars 2025.

    UKRAINË– Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të takohet me aleatët e tij kyç evropianë në Londër më 8 dhjetor, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e akuzoi atë se nuk e kishte lexuar propozimin më të fundit për paqe.

    “Ne po nisim një javë të re diplomatike tani, do të ketë konsultime me udhëheqësit evropianë. Para së gjithash, çështjet e sigurisë, mbështetja për qëndrueshmërinë tonë dhe paketat mbështetëse për mbrojtjen tonë.“- tha Zelensky gjatë adresimit të mbrëmjes më 7 dhjetor.

    Në Londër, Zelensky pritet të takohet me kryeministrin britanik, Keir Starmer, presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz, që janë përkrahësit më të mëdhenj të Kievit në Evropë.
    Ndërkohë, duke folur para gazetarëve, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kritikoi homologun e tij ukrainas, duke thënë se ishte “pak i zhgënjyer”.

    “Ne kemi biseduar me presidentin [rus] Vladimir Putin, dhe kemi biseduar me udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn, presidentin Zelensky, dhe duhet të them se jam pak i zhgënjyer që presidenti Zelensky ende nuk e ka lexuar propozimin, të paktën para disa orësh”, u tha Trump gazetarëve më 7 dhjetor.

    Bisedimet në Londër vijnë pas tri ditë negociatash midis zyrtarëve ukrainas dhe atyre amerikanë në Majami. Këto diskutime përfunduan me një ton pozitiv, por pa ndonjë përparim konkret.

    Administrata e presidentit Trump po i bën presion Kievit të pranojë një propozim paqeje që shumë kritikë thonë se anon dukshëm në favor të Rusisë.

    Pas negociatave në Majami, Zelensky tha se kishte biseduar me Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
    “Të dërguarit amerikanë janë të informuar për pozicionet kryesore të Ukrainës dhe biseda ishte konstruktive, megjithëse jo e lehtë”, tha Zelensky.

    “Pres informacione të detajuara prej tyre për gjithçka që u është thënë emisarëve amerikanë në Moskë, si dhe për nuancat që amerikanët janë të gatshëm t’i modifikojnë në negociatat me ne dhe me rusët”, shtoi Zelensky, duke iu referuar kryenegociatorëve ukrainas, Rustem Umerov dhe Andriy Hnatov, të cilët përfaqësuan Ukrainën në negociatat në Majami.

    Ndërkaq, Rusia ka vazhduar sulmet ajrore ndaj infrastrukturës kyç të Ukrainës teksa temperaturat e dimrit vazhdojnë të bien.

    Forcat ruse sulmuan qytetin Ohtirka në rajonin e Sumit natën e 8 dhjetorit, sipas autoriteteve lokale.
    Guvernatori Oleh Hryhorov tha se shtatë persona u plagosën nga një sulm ndaj një ndërtese banimi nëntëkatëshe, të cilët u dërguan në spital.

    Sipas Shërbimit të Emergjencave të Ukrainës, zjarrfikësit shuan një zjarr që kishte përfshirë katin e dytë deri në të pestin dhe evakuuan 35 banorë, duke shpëtuar shtatë persona, përfshirë një fëmijë, nga banesat e dëmtuara.

    Në Çernihiv, një ndërtesë banimi u dëmtua si pasojë e rrëzimit të një droni rus. Tre persona u plagosën, një prej të cilëve u hospitalizua, shkroi Shërbimi i Emergjencave në Telegram më 8 dhjetor.

    Përpara vizitave të planifikuara të Zelenskyt në Londër, Bruksel dhe Romë për të diskutuar për procesin e paqes, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, zhvilloi me të një bisedë telefonike.

    Ajo rikonfirmoi solidaritetin e Italisë me Kievin dhe u zotua se do t’i dërgojë ndihmë për të mbështetur infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe popullsinë e saj. Zyra e Melonit shtoi se Italia do të dërgojë furnizime shtesë, përfshirë gjeneratorë, për të mbështetur infrastrukturën energjetike dhe popullsinë ukrainase, duke theksuar se qëllimi mbetet një paqe e qëndrueshme dhe e drejtë./REL

    Çernihiv donald trump Keir Starmer londer Volodymyr Zelensky
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nafta kalon mbi 125 dollarë, rritet frika për ndërprerje të gjatë të furnizimit nga Hormuzi

    April 30, 2026

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    April 30, 2026

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    April 30, 2026

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.