Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zelenski vë kushte për zgjedhjet presidenciale

    February 12, 2026

    Presidenti i Ukrainës Zelenski tha se zgjedhjet do të organizohen vetëm pasi të jetë arritur një armëpushim me Rusinë dhe të garantohen siguria dhe mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, hodhi poshtë një njoftim të gazetës britanike *Financial Times*, sipas të cilit në Ukrainë mund të zhvillohen zgjedhje presidenciale të parakohshme që para datës 15 maj. Ai theksoi se zgjedhjet do të organizohen vetëm pasi të jetë arritur një armëpushim me Rusinë dhe të garantohen siguria dhe mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën.

    Sipas artikullit të “Financial Times”, i cili u referohej burimeve ukrainase dhe perëndimore, ekziston mundësia që presidenti të shpallë zgjedhje presidenciale më 22 shkurt, në përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukrainës. Gazeta sugjeronte gjithashtu se një arsye për këtë mund të ishte presioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në muajin maj, sipas këtij raporti, qytetarët do të votonin njëkohësisht për presidentin dhe për një marrëveshje paqeje me Rusinë.

    Takim mes Presidentit të Ukrainës Zelenski dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump

    Parakushtet për zhvillimin e zgjedhjeve

    Duke përgënjeshtruar këto pretendime Presidenti ukrainas Zelenski deklaroi qartë se kushti kryesor për mbajtjen e zgjedhjeve është vendosja e një armëpushimi dhe sigurimi i garancive ndërkombëtare për mbrojtjen e Ukrainës. Ai theksoi se të domosdoshme për organizimin e zgjedhjeve janë siguria e procesit zgjedhor dhe një bazë e qartë ligjore.

    Pretendimet ruse

    Që në dhjetor të vitit të kaluar Zelenskyj ishte shprehur i gatshëm që të shqyrtonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve edhe në kushtet e sundimit të ligjit të luftës, por kishte nënvizuar se kjo do të ishte e mundur vetëm nëse plotësoheshin kushtet e sigurisë dhe miratohej një bazë ligjore përkatëse.

    Rusiapretendon prej kohësh se mandati i Zelenskit ka përfunduar. Sipas Kushtetutës së Ukrainës zgjedhjet nuk mund të mbahen gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të luftës, dhe ndryshimi i këtij neni mund të bëhet vetëm nga parlamenti ukrainas.

    Me deklaratat e fundit Zelenski bëri të qartë se prioriteti i Ukrainës mbetet siguria dhe stabiliteti i vendit, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen vetëm kur të krijohen kushtet e duhura për një proces të lirë dhe të sigurt demokratik./DW

    Volodymyr Zelenski zgjedhjet presidenciale
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    June 20, 2026

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    June 20, 2026

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    June 20, 2026

    Protesta/ Rama: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.