Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat, Arkend Balla: Diaspora nuk është dekor për betejat politike të një opozite humbëse

    Të rinjtë refuzojnë bujqësinë/ Pëson rënie numri i studentëve të regjistruar për agronomi, rritet interesi për veteriner

    Zvicra pret bisedimet SHBA-Iran, programi bërthamor dhe lufta izraelite në Liban pikat kyçe të negociatave

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Horoskopi

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 5 Shtator 2024

    September 5, 2024

    DASHI

    Dashuria mund të sjellë ndryshime të papritura që do ndikojnë edhe sferën profesionale. Të reja priten edhe në financa ku do ju duhet ta pyesni mirë kuletën. Një udhëtim i gjatë do ju bëjë të reflektoni për atë që keni lënë pas dore dhe tani vetmia po bëhet edhe më e thellë. Pika e dobët sot është mungesa e solidaritetit, çelësi i suksesit; miqtë e vjetër.

    DEMI

    Në punë, mund të ketë disa lajme që mund t’ju joshin paksa duke ju bërë më fleksibël në kërkesat tuaja për shtesë rrogë. Një takim pune do jetë i duhuri në këtë periudhë që ju kërkohet ndryshim. Paratë nuk do ju lënë në baltë asnjëherë. Dashuria është në hije dhe Afërdita po tregohet e ngurtë me ju. Pika e dobët është flirtimi, çelësi i suksesit; shkathtësia.

    BINJAKËT

    Sot është një ditë e rëndësishme, shfrytëzojeni për të fituar para. Profesionalisht po lulëzoni falë intuitës tuaj. Bëjini pak vend njeriut të zemrës pasi krisjet po bëhen të dhimbshme. Pika e dobët është ekuilibri emocional, çelësi i suksesit; dëshira për të jetuar në harmoni.

    GAFORRJA

    Jeni të paqartë në ndjenjat tuaja. Fjalët që ju kanë ardhur në vesh po dëmtojnë optimizmin tuaj për të ecur përpara. Nevoja për të ndërruar ambient ju ka nxjerrë nga vetja. Pika e dobët është strategjia për të zënë miq, çelësi i suksesit; elokuenca.

    LUANI

    Po ju afrohet një periudhë e paqartë. Nëse prisni lajme të mira, ato mund të jenë më shumë se kaq. Paratë po shkojnë aty ku duhet, ndërsa çështjet e zemrës po ju mundojnë pak. Dikush po ju mat pulsin duke ju treguar superioritet. Pika e dobët është lakmia, çelësi i suksesit; statusi shoqëror.

    VIRGJËRESHA

    Ditë të bukura për të dashuruarit dhe mundësi për udhëtime të shkurtra në çift. Periudha që u la pas ka shënuar një etapë suksesi dhe kjo po reflektohet në shumë aspekte. Në punë duhet të tregoheni të vëmendshëm e të mos toleroni as veten. Pika e dobët është ngutja për të bërë gjithçka, çelësi i suksesit; sharmi.

    PESHORJA

    Në qendër të botës tuaj është një person që shpesh I trazon ndjenjat me pasigurinë ndaj jush. Dashuria po merr një rrjedhë kërcënuese për qetësinë shpirtërore. Hiqni dorë nga ëndërrimet dhe zbrisni në tokë ku ka ende miq që vlerësojnë konservatorizmin tuaj. Pika e dobët është paqëndrueshmëria, çelësi i suksesit; kursimi.

    AKREPI

    Akrepë, e mbani mend që kur dikush ju ka bërë një dedikim? Ju po jetoni një kohë të gjatë duke mos I dhënë mundësi zemrës të dashurojë e qetë. Paragjykimet ju kanë kthyer në një statujë të ftohtë që nuk kujtohet t’I japë vetes një variacion të ëmbël flirtesh. Pika e dobët sot është shëndeti, çelësi i suksesit; paratë.

    SHIGJETARI

    Kujdes me hapin që doni të bëni të drejtim të pronave. Historia që keni me ligjet nuk është përvoja më e mirë. Rrezikoni të humbisni nëse bëni lëvizje të pamenduara. Pika juaj e dobët shigjetarë është pabesia, çelësi i suksesit; paramendimi për të arritur qëllimet.

    BRICJAPI

    Bëni ca përpjekje për të arritur të paktën aty ku ishit pas humbjes në bilancet ekonomike. Jepini kurajo vetes ta jetoni jetën bukur. Pozicionet astrale janë të favorshme për të qenë mes njerëzve që dinë të krijojnë pasuri dhe rehati në jetën e tyre. Dashuria platonike nuk është për bricjapët. Pika e dobët është investimi monetar, çelësi i suksesit; trashëgimia.

    UJORI

    Ujorë, asgjë nuk ka ndryshuar për ju. Paratë janë duke qëndruar pozitivisht, edhe çështjet e zemrës po marrin çdo ditë më të mirën për ju. Aspekti profesional kërkon të shkundeni nga pozita dhe të zbrisni aty ku punohet çdo ditë. Pika e dobët janë ëndrrat e bukura, çelësi i suksesit; mirësia.

    PESHQIT

    Peshq, kujdes, kujdes, kujdes! Jo çdo gjë që keni pasur ishte për meritat tuaja, ndaj tani duhet të paguani për këtë. Kjo periudhë do ju shtrojë në punë dhe do jetoni me një ritëm tjetër të panjohur për ju, por të nevojshëm. Udhëtimet favorizohen nëse do dini të bëni zgjedhjen e duhur. Pika e dobët është ftohtësia, çelësi i suksesit; aftësia juaj për të bërë miq kudo e kurdo.

    horoskopi yjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat, Arkend Balla: Diaspora nuk është dekor për betejat politike të një opozite humbëse

    June 21, 2026

    Të rinjtë refuzojnë bujqësinë/ Pëson rënie numri i studentëve të regjistruar për agronomi, rritet interesi për veteriner

    June 21, 2026

    Zvicra pret bisedimet SHBA-Iran, programi bërthamor dhe lufta izraelite në Liban pikat kyçe të negociatave

    June 21, 2026

    Deniz Undav futet në librat e rekordeve të Kupës së Botës, 28-vjeçari shkruan historinë

    June 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.