“Eja drejt fitores”, ky do të jetë slogani nëpërmjet të cilët PD synon që të rrëmbejë votat e qytetarëve në zgjedhjet e 11 majit.
Slogani u bë publik në rrjetet sociale, nëpërmjet një postim të bërë nga vetë lideri demokrat Sali Berisha.
Kryedmeokrati ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në çeljen e fushatës, e cila mësohet se do të zhvillohet më 11 prill, në orën 19:00, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
“Në këtë moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, bashkohuni me Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore për të nisur së bashku rrugëtimin drejt fitores”, thuhet në njoftimin e PD.
Gjatë aktivitetit pritet të prezantohet edhe programi i demokratëve për qeverisjen e vendit.