Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në Pragë ndeshjen ndaj Çekisë, të vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve.
Në listën e trajnerit Silvinjo për këtë ndeshje janë 24 lojtarë, pavarësisht ndryshimeve që u bënë vazhdimisht në listë për shkak të mungesave e dëmtimeve.
Këtë radhë, në rolin e spektatorit do të jetë mesfushori Feta Fetai, i ftuar së fundmi në grumbullimin e kuqezinjve.
Mesfushori 19-vjeçar është një nga emrat që tërheq Silvinjon, por duket se braziliani mendon se ai nuk është ende gati për të dhënë kontributin e tij.


