Sulmuesi Sokol Cikalleshi i dha fund bashkëpunimit 4-vjeçar me skuadrën e Koniasporit në elitën e futbollit turk.
Tashmë ai provon një tjetër eksperiencë. “Panorama Sport” raporton se kampionati iranian do të jetë destinacioni i radhës i Cikalleshit.
34-vjeçari ka firmosur me skuadrën e Traktorit, që militon në elitë dhe ka fituar 2 herë Kupën.
Kjo skuadër drejtohet nga trajneri kroat Dragan Skoçiç, ndërkohë që vlera e lojtarëve në Transfermarkt shkon 14.25 milionë euro.


