Në një intervistë live për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Ed Manushi hodhi në eter një emër surprizë si kandidate për Big Brother VIP Albania 5. Pa shumë hezitim, ai përmendi Hilda Kërtallin, prezantuesen e njohur të “E Diell”, si një nga emrat më të mundshëm për t’u bërë pjesë e edicionit të ri të reality-show-t më të ndjekur në Shqipëri.
I pyetur nëse ndonjë nga kolegët e “E Diell” do t’i bashkohej shtëpisë së famshme, Manushi u shpreh:
“Një kandidaturë kemi nxjerrë këtë vit… Hilda Kërtalli është një emër shumë interesant dhe i përshtatshëm.”
Edhe pse nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht nga produksioni i Big Brother, kjo deklaratë ka ndezur menjëherë spekulimet dhe diskutimet në rrjet për pjesëmarrësit e mundshëm të edicionit të pestë. Fansat tashmë po pyesin: A do të jetë vërtet Hilda një nga banoret e shtëpisë këtë sezon?

