Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zbulohen shifrat drastike: Në çdo 10 minuta, në botë humb jetën një grua

    November 25, 2024
    Zbulohen shifrat drastike: Në çdo 10 minuta, në botë humb jetën një grua

    Studimet e bëra kohët e fundit kanë zbuluar shifrat drastike që lidhen me vrasjen e grave në botë.

    Referuar studimeve ka rezultuar se në çdo 10 minuta vritet një grua në botë.

    Raporti i publikuar në 25-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ka hedhur dritë mbi krizën globale të femicideve dhe bën thirrje për veprim urgjent.

    Përgjatë vitit 2023 në botë, mesatarisht 140 gra dhe vajza janë vrarë çdo ditë nga duart e partnerëve tyre ose nga të afërmit, ç’ka do të thotë se një grua vritet çdo 10 minuta.

    Raporti thotë se 60 për qind e rreth 85,000 vrasjeve të grave këtë vit janë bërë me motive gjinore.

    “Dhuna kundër grave dhe vajzave është forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut. Vrasjet me bazë gjinore të grave dhe vajzave janë forma më ekstreme e dhunës ndaj tyre dhe shpesh janë rezultat i formave të tjera të dhunës që ushtrohen ndaj tyre përbrenda shtëpive të tyre”, thuhet në raport.

    “Epidemia e dhunës ndaj grave dhe vajzave turpëron njerëzimin,” tha Sekretari i Përgjithshëm António Guterres në mesazhin e tij.

    “Bota duhet ta dëgjojë këtë thirrje. Ne kemi nevojë për veprim urgjent për drejtësi dhe llogaridhënie dhe mbështetje për avokimin”, u shpreh Guterres.

    Të dhënat globale tregojnë që një pjesë e madhe e grave të vrara nga partnerët e tyre kishin raportuar më parë raste të dhunës fizike, seksuale apo psikologjike nga partnerët e tyre.

    “Shumica dërmuese e vrasjeve të qëllimshme të grave dhe vajzave në botë janë të kryera nga partnerët e tyre apo anëtarët e tjerë të familjes. Kjo lë të kuptohet se shtëpia vazhdon të jetë vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat sa i përket rrezikut nga viktimizimi vdekjeprurës”, thuhet në raport.

    “Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është e pashmangshme – ajo mund të parandalohet. Duhen ligje të fuqishme, mbledhje më e mirë e të dhënave, më shumë llogaridhënie nga qeveria, një kulturë që nuk ka aspak tolerancë ndaj dhunës dhe fonde shtesë për organizatat për të drejtat e grave dhe institucionet”, deklaroi drejtoresha e organizatës UN Ëomen, Sima Bahous.

     

    humb jetën një grua Në çdo 10 minuta shifrat drastike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.