Policia e Tiranës ende nuk e ka gjetur dhe arrestuar efektivin e policisë Erjon Goxharaj i cili qelloi mbi Lorenc Kostën për shkak të një lidhje jashtëmartesore dy vjecare që 45-vjecari kishte me gruan e tij.
Perpjekjet e policise që ai të vetëdorëzohej dhe thirrjes së kryepolicit të Tiranës Tonin Vocaj për ti dhënë fund arratisë Goxhara nuk iu është përgjigjur, edhe pse mbi supe i rëndon akuza e vrasjes me paramendim mbetur në tentative dhe mbajtje pa leje e armëve. Goxhara po vazhdon prej 48 orësh në arrati dhe ngjan se në këtë sipermarrje të rrezikshme dhe jo normale për një oficer policie e ndihmojnë lidhjet e tij politike.
Ai rezulton të jetë nipi i gruas së Gramoz Rucit një orej figurave emblematike të Partisë socialiste, që sigurisht për më shumë se 3 dekada ka luajtur nën rrogoz fijet e pushtetit.


