Ditën e sotme janë zbuluar 4 kandidatët që konkurrojnë për postin e kreut të BKH-së pasi mandati 5-vjeçar i Aida Hajnaj mbaron në gusht të këtij viti dhe kjo e fundit nuk ka shprehur dëshirë për rikandidim.
Burimet bëjnë me dije se kandidatët që duan të marrin në dorë drejtimin e BKH-së janë:
Jon Keta, oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kandidat për drejtues i BKH-së
Gledis Nano, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kandidat për drejtues i BKH-së.
Mentor Cuku, vëllai i kryekomisar Artan Cuku që u ekzekutua 8 vite më parë për shkak të detyrës.
Ermal Kërlulu, kandidat për dtejtues i BKH-së.

