Ditën e sotme përfundon afati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Burimet bëjnë me dije se deri më tani janë paraqitur 4 kandidatura për këtë pozicion.
Sipas Euroneës Albania, në mesin e këtyre kandidatëve është dhe ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Pas kalimit në fazat e testimit, komisioni i ngritur në SPAK pritet t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për emërimin si kreu i ri i BKH-së.
Kujtojmë se mandati i drejtuesit të BKH-së zgjat 5 vite.
Aktualisht, postin e kreut të BKH-së e mban Aida Hajnaj, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 31 gusht.


