Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Socialistët thellojnë rezultatin me votat e Diasporës, siguron mbi 20 mijë më shumë

    Eurostat: Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 14 Maj 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zbulohen 2 sera me kanabis në Lezhë, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim

    April 18, 2025
    Zbulohen 2 sera me kanabis në Lezhë, 3 të arrestuar shpallen në kërkim dy të tjerë
    Demo

    LEZHË– Policia e Lezhës ka zbuluar dy sera me kanabis në Lezhë. Zbulohet se kontrollet u zhvilluan në fshatrat Rrabosht dhe Gocaj ku u zbuluan dy sera me gjithsej 1,640 fidanë dhe bimë të kanabisit dhe u vunë në pranga 3 persona.

    Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas: Gj. Gj. (46 vjeç), A. Ç. (33 vjeç) dhe P. N. (31 vjeç). Dy të tjerë, A. B. (40 vjeç) dhe M. D. (31 vjeç), janë shpallur në kërkim. Bëhet me dije se të gjithë ishin të përfshirë në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e kanabisit, në bashkëpunim me persona të tjerë të kapur një ditë më parë me 34 kg kanabis.

    Gjatë operacionit u sekuestruan 7 automjete, 7 celularë dhe një pjesë e lëndës narkotike, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e të përfshirëve të tjerë, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës.

    NJOFTIMI I POLICISË:

    Lezhë/Vijon operacioni i koduar “Vakumi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

    Si rezultat i hetimeve me metoda proaktive dhe i kontrolleve, zbulohen në fshatrat Rrabosht dhe Gocaj, 2 sera në të cilat ishin kultivuar 1 640 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

    Vihen në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë në sera. Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me 2 shtetasit që u konstatuan një ditë më parë, duke transportuar rreth 34 kg kanabis, për kultivimin, prodhimin dhe shitjen e kanabisit.

    Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, dhe me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të DVP Lezhë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të operacionit të koduar “Vakumi”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

    Gj. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Rabosht, A. Ç., 33 vjeç, banues në fshatin Balldre dhe P. N., 31 vjeç, banues në fshatin Ungrej.

    Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasit A. B., 40 vjeç, banues në fshatin Rabosht dhe M. D., 31 vjeç, banues në fshatin Ungrej.

    Bazuar në informacionet e siguruara nga hetimet, shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll në territoret e fshatrave Rrabosht, njësia administrative Kallmet, dhe Gocaj, njësia administrative Balldre, ku kanë zbuluar 2 sera në të cilat ishin kultivuar në total, në tokë dhe në vazo, 1 640 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

    Gjithashtu, u sekuestruan 7 automjete dhe 7 celularë, që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve.

    Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasve që janë shpallur në kërkim.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    I prishi ndërtesën në Velipojë, 38-vjeçari kanos drejtorin e IKMT Shkodër

    2 sera me kanabis 3 te arrestuar Lezhë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Socialistët thellojnë rezultatin me votat e Diasporës, siguron mbi 20 mijë më shumë

    May 14, 2025

    Eurostat: Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

    May 14, 2025

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 14 Maj 2025

    May 14, 2025

    PS 83 deputetë! PD merr 50! Partitë e vogla 7

    May 14, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2025

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    Nga Gjergj Erebara Që nga viti 1991, kur shqiptarët votuan për herë të parë në…

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Philipp Plein vjen në Tiranë për të sjellë luksin: The Plein Hotel dhe Grand Park Skyline, projekti ambicioz që do të ndryshojë horizontin e kryeqytetit

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 14 Maj 2025

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 13 Maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 9 Maj 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.