Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zbulimi amerikan: Rusia e para në përdorimin e inteligjencës artificiale për të ndikuar zgjedhjet në SHBA

    September 24, 2024
    Zbulimi amerikan: Rusia e para në përdorimin e inteligjencës artificiale për të ndikuar zgjedhjet në SHBA

    Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje me ndihmën e inteligjencës artificiale për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara se çdo fuqi tjetër e huaj, në kuadër të përpjekjes së saj më të gjerë për të ndihmuar kandidatin republikan Donald Trump në garën me rivalen demokrate Kamala Harris, tha të hënën një zyrtar i inteligjencës amerikane.

    Zyrtari nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, duke folur në kushte anonimiteti, i bëri komentet në një konferencë me gazetarë mbi pohimet për përdorimin e inteligjencës artificiale nga Rusia dhe vendet e tjera për të ndikuar në zgjedhjet e 5 nëntorit.

    Përmbajtja e krijuar me inteligjencë artificiale nga Moska është “në përputhje me përpjekjet më të gjera të Rusisë për të forcuar pozicionin e ish-presidentit (Trump) dhe për të denigruar Nënpresidenten (Harris) dhe Partinë Demokrate, duke përfshirë përdorimin e teorive të konspiracionit”, tha ai.

    Rusia më parë ka mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

    Zyrtari i agjencisë amerikane të zbulimit tha se Rusia po krijon më shumë përmbajtje me inteligjencë artificiale për të ndikuar në zgjedhjet amerikane se çdo vend tjetër, por nuk dha një shifër për vëllimin e përmbajtjeve me inteligjencë artificiale që Moska ka prodhuar deri më tani.

    “Rusia është shumë më e sofistikuar në fushën e operacioneve të ndikimit në proceset politike të një vendi tjetër në përgjithësi”, tha zyrtari, duke shtuar se Moska e kupton më mirë se rivalët e tjerë të Shteteve të Bashkuara procesin e zgjedhjeve amerikane dhe shteteve në shënjestër të operacioneve të saj të ndikimit.

    Kina ka përdorur inteligjencën artificiale në përpjekjet për të ndikuar në mënyrën se si perceptohet në mbarë botën, por jo për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, tha zyrtari.

    “Pekini po përdor inteligjencën artificiale në operacione me ndikim më të gjerë që synojnë të krijojnë pikëpamje globale më pozitive për Kinën dhe të thellojnë ndasitë politike në SHBA”, tha zyrtari. “Ne ende nuk e kemi parë Kinën të përdorë inteligjencën artificiale për ndonjë operacion specifik, që synon ndryshimin e rezultateve të zgjedhjeve në SHBA.”

    Grupet iraniane kanë përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar postime në platformat e mediave sociale dhe për “të shkruar artikuj lajmesh të rreme për faqet e internetit që u ngjajnë portaleve reale të lajmeve”, tha zyrtari.

    Publikimet e krijuara nga grupet iraniane janë në gjuhën angleze dhe atë spanjolle dhe në shënjestër të tyre janë votuesit amerikanë “në të gjithë spektrin politik për çështje polarizuese” si Izraeli, konflikti në Rripin e Gazës dhe kandidatët presidencialë, tha zyrtari.

    Irani më parë i ka mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane./VOA

    Inteligjenca Artificiale Rusia zgjedhjet ne shba
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.