Këngëtarja e famshme Beyoncé njihet për mënyrën sesi e ruan hermetikisht jetën e saj private.
Ajo jep shumë pak intervista dhe shfaqet rrallë në tapetin e kuq.
Beyoncé i tha revistës GQ së fundmi se pavarësisht se është një nga njerëzit më të famshëm në botë, përpiqet të bëjë një jetë normale me familjen.
“Unë krijoj me ritmin tim, gjëra që shpresoj se do të prekin njerëz të tjerë. Shpresoj që puna ime t’i inkurajojë njerëzit të shohin brenda vetes dhe të pranojnë krijimtarinë, forcën dhe pathyeshmërinë e tyre. Unë përqendrohem te rrëfimi, rritja dhe cilësia. Nuk jam e fokusuar te përsosmëria. Fokusohem te evolucioni, inovacioni dhe ndërrimi i perceptimit”, tha Beyoncé.
“Është fama ajo që ndonjëherë duket si burg. Ndaj, kur s’më shihni në tapetin e kuq dhe kur zhdukem derisa kam artin tim për të ndarë, kjo është arsyeja”.


