Site icon Informohu siç duhet

Zbardhet vra*ja në Memaliaj/ Konflikt me 7 persona, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim (Emrat)

Është zbardhur në detaje dinamika e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 21 prillit në Memaliaj, ku humbi jetën 30-vjeçari Endri Goxha dhe mbeti i plagosur Darjo Nela.

Sipas hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë së Gjirokastër, ngjarja ka nisur si një konflikt i çastit, ku janë përfshirë shtatë persona: D. N. (25 vjeç), M. N. (28 vjeç), D. N. (29 vjeç), A. K. (47 vjeç), J. K. (44 vjeç), G. Q. (49 vjeç) dhe viktima E. G.

Gjatë përplasjes, dyshohet se Endri Goxha ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Darjo Nelës (25 vjeç), i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, në konflikt janë përfshirë vëllezërit e të plagosurit, Daniel Nela (29 vjeç) dhe Melsi Nela (28 vjeç), të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Goxhës. Si pasojë e plagëve të marra, ai ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.

Në përfundim të veprimeve hetimore:

Nga vendngjarja janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë me fishek në fole, një krehër me municion, fishekë të tjerë luftarakë, dy automjete, dy motomjete, katër telefona celularë dhe sende të tjera që do të shërbejnë si prova materiale.

Dy vëllezërit e shpallur në kërkim janë larguar menjëherë pas ngjarjes me automjet, ndërsa vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Exit mobile version