Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend

    Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

    Arrestimi/ Prokuroria nuk nisi hetimet për kallëzimin e Metës ndaj punonjësve të burgut 313, ish-presidenti ankimon vendimin në Gjykatën e Tiranës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Zbardhet vendimi i “Kushtetueses” për shfuqizimin e masës “arrest në shtëpi” ndaj Berishës

    March 7, 2025
    Zbardhet vendimi i “Kushtetueses” për shfuqizimin e masës “arrest në shtëpi” ndaj Berishës
    Sali Berisha

    TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 17 Janarit 2025, për Sali Berishën, të cilit i rrëzoi kërkesën për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

    Gjykata konstaton se GJKKO-ja e Apelit dhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e kanë marrë në shqyrtim pretendimin e kërkuesit për ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e procedurës së ndjekur nga Kuvendi, dhe i kanë dhënë përgjigje të arsyetuar për të.

    Në vlerësimin e Gjykatës, shqyrtimi i pretendimit për ligjshmërinë e procedurës së ndjekur nga Kuvendi nuk hyn në juridiksionin e gjykatave që shqyrtojnë masat e sigurimit personal. Për këtë arsye, Gjykata çmon se ky pretendim i kërkuesit nuk është i bazuar.

    Po kështu, referuar pretendimit tjetër të kërkuesit se procedura e zhvilluar nga Kuvendi për dhënien e autorizimit ka qenë e paragjykuar politikisht, bazuar në sa u parashtrua më sipër nga aktet e Kuvendit (procesverbalit të Këshillit dhe dy raporteve rekomanduese), Gjykata çmon se edhe pse gjatë diskutimit të anëtarëve të Këshillit, në mbledhjen e këtij të fundit, nga disa deklarata të anëtarëve të atij Këshilli, vërehen nuanca politike në trajtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme ose edhe paracaktimi i mënyrës së votimit të tyre, kjo është e pranueshme në kontekstin e diskutimeve në një institucion politik të përbërë nga përfaqësues të politikës, siç është Kuvendi, dhe nuk do të thotë se dhënia e autorizimit ka qenë e ndikuar politikisht.

    Për më tepër që kërkuesi në kërkesën e tij i referohet në tërësi opinioneve/deklaratave dhe pyetjeve të deputetëve anëtarë të Këshillit, por nuk ka treguar dhe nuk ka arritur të provojë se si këto opinione/deklarata ose pyetje kanë paragjykuar vendimmarrjen e Këshillit.

    Në arritjen e këtij përfundimi, Gjykata ka parasysh edhe se, siç del qartësisht nga diskutimet në Këshill, qëllimi i deklaratave/pohimeve të deputetëve, në kuadër të procedurës parlamentare për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së kërkuesit, ka qenë arsyetimi lidhur me ekzistencën e kushteve për dhënien ose jo të autorizimit dhe jo përcaktimi i fajësisë ose pafajësisë penale të tij.

    Gjykata thekson, gjithashtu, se fakti që procedura parlamentare për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së kërkuesit është vënë në lëvizje për shkak të mospërmbushjes nga kërkuesi të detyrimeve të vendosura më parë nga gjykatat, konkretisht për zbatimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, është një tjetër tregues i rëndësishëm i faktit që ajo (procedura) nuk ka qenë e ndikuar politikisht. Për rrjedhojë, ndryshe nga sa pretendon kërkuesi, Gjykata çmon se procedura e zhvilluar nga Kuvendi për dhënien e autorizimit nuk ka qenë e paragjykuar politikisht dhe pretendimi i tij në këtë drejtim nuk është i bazuar.

    Për sa i përket pretendimit tjetër të kërkuesit se në procedurën e zhvilluar në Kuvend nuk ka pasur akte provuese mbi bazën e të cilave mbështetet konkluzioni për ekzistencën e faktit penal në ngarkim të tij, Gjykata vlerëson të theksojë se në procedurën për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit, pra heqjes së imunitetit të tij, nga Kuvendi nuk është i nevojshëm administrimi i të gjithë dosjes gjyqësore në ngarkim të deputetit, por vetëm i atyre akteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se deputeti ka kryer shkeljen për të cilën kërkohet autorizimi, që në rastin konkret janë vendimet gjyqësore që kanë caktuar më parë masat e sigurimit personal ndaj tij dhe procesverbalet e mbajtura nga oficeri i Policisë Gjyqësore, për (mos)paraqitjen e tij sipas detyrimeve të vendosura në ato vendime.

    Në këtë rast, Gjykata, bazuar edhe në raportin e Komisionin të Venecias, mbështet qëndrimin e këtij të fundit se organi parlamentar që shqyrton kërkesën për heqjen e imunitetit nuk duhet të bëjë një vlerësim ligjor të çështjes dhe nuk duhet në asnjë rrethanë të japë qëndrimin e tij për fajësinë ose jo të deputetit përkatës apo bazueshmërinë e procedimit penal. Në këtë rast, duhet të ekzistojë një prezumim themelor se imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet kur nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se akuzat ndaj deputetit janë të motivuara politikisht (shih raportin e Komisionit të Venecias CDL-AD (2014)001 (maj 2014)). Pra, në vlerësimin e Gjykatës, Kuvendi, në shqyrtimin e kërkesës për heqjen e imunitetit, nuk duhet të vlerësojë përgjegjësinë penale të deputetit dhe as (pa)fajësinë e tij, por vetëm të sigurohet se ekziston dyshimi i arsyeshëm që ai (deputeti) të ketë kryer shkeljet për të cilat kërkohet heqja e imunitetit, si edhe që kjo kërkesë për heqjen e imunitetit parlamentar të mos jetë e ndikuar politikisht. 58. Në këtë kuptim, Gjykata çmon të theksojë se natyra e vendimeve të marra nga organet politike të Kuvendit, siç mund të jetë në rastin konkret Këshilli, të cilat në vetvete kanë natyrë politike, nuk mund të jetë e njëjtë me natyrën e një vendimi gjyqësor. Për këtë arsye ai jo domosdoshmërisht duhet të plotësojë të njëjtat kritere të një vendimi gjyqësor.

    Gjithashtu, Gjykata thekson se edhe pse procedura parlamentare për heqjen e imunitetit duket sikur ndërhyn në parimin e prezumimit të pafajësisë, për shkak se mund të perceptohet si një lloj gjykimi politik për themelin e çështjes së (pa)fajësisë së deputetit, kjo procedurë nuk duhet kurrsesi të ketë natyrën e një procedimi gjyqësor ose t’i ngjajë atij, dhe në asnjë rast organi që zhvillon këtë procedurë nuk duhet të vlerësojë (pa)fajësinë e deputetit të cilit kërkohet t’i hiqet imuniteti, e cila vlerësohet vetëm nga gjykatat.

    Në këtë kuptim, Gjykata vlerëson të ripohojë qëndrimin e saj se imuniteti i deputetit nuk përbën përjashtim nga rregulli, sipas të cilit çdo person që kryen një vepër penale është subjekt i përgjegjësisë penale, që ndiqet nga prokurorët dhe në fund vendoset nga gjykatat e pavarura (shih vendimin nr. 81, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese).

    Për këtë arsye, ndryshe nga sa pretendon kërkuesi, Gjykata vlerëson se aktet e paraqitura nga organi i akuzës për dhënien nga Kuvendi të autorizimit për arrestimin e kërkuesit, pra heqjes së imunitetit të tij, duket se sjellin mjaftueshëm të dhëna për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme. Për rrjedhojë, Gjykata çmon se pretendimi i kërkuesit për cenimin e procedurës parlamentare për heqjen e imunitetit, nuk është i bazuar./Radar.al

    Gjykata Kushtetuese sali berisha shfuqizimi i mases ndaj Berishes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend

    July 21, 2026

    Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

    July 21, 2026

    Arrestimi/ Prokuroria nuk nisi hetimet për kallëzimin e Metës ndaj punonjësve të burgut 313, ish-presidenti ankimon vendimin në Gjykatën e Tiranës

    July 21, 2026

    Ministria e Shëndetësisë: Më pak pritje në spitale, bien ndjeshëm afatet për skanerin, rezonancën dhe koronarografinë

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.