Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    Kampionë të lirisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Zbardhet progres-raporti i KE për Shqipërinë: Zgjedhjet, qeveria u abuzua me burimet publike

    November 4, 2025

    BRUKSEL– Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë është publikuar ditën e sotme.

    Ky progres-raport, fokusohet mësë shumti të zgjedhjet që u mbajtën më 11 maj, ku fitoi mandatin e 4 partia në pushtet.

    Në raport deklarohet se zgjedhjet janë mbajtur në kushte të pabarabarta për shkak të favorizimit të partisë në pushtet. Më tej bëhet me dije se qeveria ka abuzuar me burimet publike në zgjedhje.

    Pjesë nga raporti:

    Korniza e përgjithshme lejon zgjedhje përgjithësisht të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025, të cilat pasuan një reformë të pjesshme zgjedhore, sollën mandatin e katërt radhazi për partinë në pushtet. Përfundimet paraprake të misionit vëzhgues të zgjedhjeve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) / Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) vunë në dukje se zgjedhjet ishin konkurruese dhe të administruara profesionalisht, por identifikuan disa mangësi, përfshirë mungesën e një fushe të barabartë gare dhe abuzimin me burimet publike. Reforma e pjesshme zgjedhore ndryshoi Kodin Zgjedhor, por nuk arriti të adresojë një numër rekomandimesh të kahershme nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias. Nevojitet një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore.

    Parlamenti mund të ushtrojë kompetencat e tij në mënyrë pjesërisht efektive. Polarizimi politik, mungesa e dialogut të mirëfilltë politik dhe përplasjet ndërmjet shumicës në pushtet dhe pjesëve të opozitës vazhduan të ndikojnë në aktivitetin e Parlamentit, ndërkohë që proceset e konsultimit publik mbetën të kufizuara. Parlamenti gjithashtu pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar mbi ekzekutivin, ndërsa politizimi i emërimeve parlamentare në pozicione të larta në organet kushtetuese ose institucionet e pavarura të krijuara me ligj mbetet një çështje serioze. U ngritën shqetësime lidhur me punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit ad hoc parlamentar për thellimin e reformave për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Pas zgjedhjeve të 11 majit, numri i komisioneve të përhershme u rrit nga tetë në njëmbëdhjetë, prej të cilave katër kryesohen nga opozita.

    Qeveria vazhdoi të tregojë angazhimin e saj për integrimin në BE. Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, një qeveri e re mori detyrën në shtator 2025. Ndarja e përgjegjësive midis qeverisjes lokale dhe qendrore mbetet një çështje.

    Organet e Shqipërisë përgjegjëse për procesin e integrimit në BE janë në funksion. Ato koordinuan me sukses pozicionet kombëtare, duke çuar në hapjen e negociatave për pesë nga gjashtë grupimet tematikë gjatë periudhës së raportimit. Ekspertiza për integrimin në BE, planifikimi dhe mekanizmat ndërinstitucionalë do të duhet të forcohen më tej për të mbështetur ambicien e Shqipërisë për të përshpejtuar reformat e kërkuara nga procesi i anëtarësimit në BE. Procesi i integrimit në BE duhet të jetë më gjithëpërfshirës, të mbështetet nga palët politike dhe të mbështetet nga mekanizma efektivë konsultimi. Përpjekjet e komunikimit për integrimin në BE duhet të intensifikohen.

    Organizatat e shoqërisë civile (OSHC) operojnë në një mjedis pjesërisht mundësues. Ato përballen me sfida sa i përket kërkesave të regjistrimit dhe fondeve të kufizuara publike, bashkë me një rritje të narrativave negative dhe fushatave shpifëse online./Radar.al 

    KE Progres-raporti i KE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    June 18, 2026

    Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar në Malin e Zi

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.