Një ngjajrje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë pasi një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas përplasjes së dy automjeteve në zonën e njohur si “Ekualipsi”.
Burimet bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Devis Saliaj, i cili mori goditje në parakrah.
Ndërsa thuhet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën por nga hetimet e bëra konkludon të ketë qenë nën efektin e alkoolit.
Policia gjithashtu ka identifikuar edhe autorin e plagosjes. Ai është shtetasi Denis Beqo nga Saranda. Policia po vijon kërkimet për kapjen e tij.


