Detaje të reja kanë dal në pah në lidhje me rrëmbimin e 29-vjeçares në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se autori i ngjarjes Jurgen Shima ishte njohur me 29 vjeçaren në rrjetet sociale. E një ditë ata e kishin lënë për t’u takuar fizikisht.
Dyshja në fjalë mësohet se u takuan në Tiranë dhe konsumuan darkë. Pas kësaj ai e ftoi për në shtëpinë e tij, por 29-vjeçarja nuk pranoi.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se Pa dëshirën e saj, autori e ka marrë në makinën e tij për ta nisur drejt Lushnjes
Gjatë rruges vajza ka tentuar të hidhet nga makina dhe ai e ka qëlluar me shpullë.
Kur vajza ka refuzuar ashpër shoqërinë e tij e ka kthyer në Tiranë dhe e ka lënë jashtë banesës së saj.


