Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, gjatë ditës së sotme siç dhe ju kemi raportuar, u zhvillua seanca gjyqësore ndaj 42-vjeçarit, Altjon Sulejmanaj.
Ju kujtojmë se Sulejmanaj u arrestua para dy ditësh pasi tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, Shaqir dhe Selfixhe Sulejmanaj, duke i vënë zjarrin banesës ku ata jetonin në katin e tretë të një pallati 4- katësh në lagjen “ 15 Tetori” në Fier.
Trupi gjykues caktoi për 42-vjeçarin: ‘Shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik’.
Sipas burimeve policore, mësohet se në dëshminë e tij para uniformave blu të Fierit, 42- vjeçari, nuk ka shfaqur pendesë për aktin e kryer.
Shkaku i zjarrvënies mësohet se kanë qenë 10 mijë lekë të vjetra, të cilat Altjoni ia kishte kërkuar të atit, por ky i fundit kishte refuzuar t’ia jepte.
Kjo e ka nxehur 42- vjeçarin duke spërkatur shtëpinë me benzinë dhe duke i vënë zjarrin.


