Para pak çastesh gazetari Osman Stafa ka arritur të zbardhë emrat e kandidatëve për deputetë në listën e mbyllur të Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës.
Gazteari bën me dije se në Tiranë i pari në listë qëndron Berisha, ndërkohë që pas tij do të jetë Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Belind Kelliçi.
Ajo që thkesohet është fakti se në listën në fjalë nuk mungojnë as Flamur Noka, Jozefina Topalli, Besart Xhaferri po ashtu dhe aleati, Fatmir Mediu.
Ndërkohë që lista vijon me Erisa Xhixhon e PL-së, Klevis Balliun, Mesida Dodën e PDIU-së, po ashtu dhe Tedi Blushin e Partisë së Lirisë.
Ndërsa dy deputetet aktuale, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi do të jenë në listën e hapur të Tiranës.
Kujtojmë se Çupi ka qenë ndër më të votuarat në kryeqytet.
Emrat e propozuar në Tiranë:
Sali Berisha
Edi Paloka
Albana Vokshi
Belind Kellici
Flamur Noka
Jozefina Topalli
Besart Xhaferri
Fatmir Mediu
Erisa Xhixho
Klevis Balliu
Mesila Doda
Tedi Blushi


