Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zbardhet drafti i Amnistisë Penale/ Kush përfitojnë dhe kush mbetet jashtë përjashtimeve

    February 4, 2026

    Kuvendi i Shqipërisë po shqyrton draftin e Amnistisë Penale, që parashikon përfshirjen e disa kategorive të të dënuarve dhe ndjekjes penale për veprat e kryera deri më 31 dhjetor 2025.

    Sipas draftit, përfitojnë:
    Personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me dënime deri në 3 vjet për burrat dhe deri në 4 vjet për gratë, përfshirë edhe format alternative të dënimit si gjobë ose shërbim në komunitet.

    Të dënuarit që ende vuajnë dënimin, me përjashtim për ata që u kanë mbetur më pak se 3 vjet burrave dhe 4 vjet grave.

    Personat e moshuar, mbi 60 vjeç burrat dhe 50 vjeç gratë, si dhe të rinjtë që kanë qenë të mitur në kohën e kryerjes së veprës.

    Por përjashtohen nga amnistia:
    Ata që i janë shmangur drejtësisë, si të arratisurit apo të fshehurit.

    Personat e dënuar për krime të rënda, përfshirë krimet kundër jetës, njerëzimit, terrorizmit, krime seksuale, krime kundër rendit kushtetues, autoritetit të shtetit, zgjedhjeve dhe demokracisë.

    Të dënuarit me burgim të përjetshëm ose ata që gjykohen ose hetohen nga GJKKO.

    Drafti gjithashtu parashikon uljen e dënimeve për disa kategori: burrat mund të përfitojnë 1 vit zbritje, ndërsa gratë dhe të miturit 1 vit e gjysmë, përveç rasteve të ndaluara për krime të rënda.

    Një nga burimet ligjore thekson:
    “Amnistia synon të përfshijë personat që kanë kryer shkelje të lehta ose mesatare, duke ruajtur përgjegjësinë për krimet më të rënda dhe për rastet që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.”

    Kjo amnisti pritet të sjellë një lehtësim në sistemin penal për rastet me dënime të shkurtër dhe të përforcojë fokusin ndaj krimeve më serioze, duke përjashtuar ata që cenojnë rendin kushtetues dhe interesin publik.

    Amnistia penale drafti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.