Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    Inceneratori i Elbasanit përfshihet nga flakët, re të dendura tymi mbulojnë zonën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në selinë e PD, deputetetët që kërkuan destabilizim të situatës

    September 2, 2024

    Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar, deputetët demokratë që drejtohen nga Sali Berisha kanë debatuar mbi mënyrën se si duhet të sillen në këtë vit të fundit në Kuvend përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

    Në këtë mbledhje shoqëruar me debate janë shpalosur këndvështrime të ndryshme, për sjelljen e opozitës në Kuvend.

    Deputeti Edi Paloka, ish-kryetar i grupit parlamentar demokrat, mësohet se ka folur për një radikalizim të opozitës, ku theksi duhet të vihet pikërisht te qeveria teknike.

    “Ne nuk mund të qëndrojmë kaq të butë në Parlament, nuk mund të rrimë aty dhe të votojmë ligje. Ne duhet të bëjmë protesta, duhet të bëjmë destabilizim. Nuk mund të shkohet në zgjedhje me Edi Ramën. Pa qeveri teknike nuk i fitojmë dot zgjedhjet”, mësohet të ketë thënë Paloka.

    Nga ana tjetër, Bujar Leskaj është shprehur skeptik për forcën e opozitës në këtë drejtim. “Pa qeveri teknike i kemi të humbura zgjedhjet. Dakord që duhet të bëjmë destabilizim, por a e bëjmë dot? Se kemi pasur raste të tjera që i kemi hyrë kësaj rruge dhe nuk e kemi çuar dot aty ku duam”, është shprehur Leskaj.

    Burimet bëjnë të ditur se dy deputetët e tjerë, Tritan Shehu dhe Luan Baçi kanë pasur një tjetër këndvështrim. Sipas tyre, pikë kryesore e agjendës së opozitës, duhet të jetë kërkesa për lirimin e liderit të PD-së, Sali Berisha. “Për ne kryefjalë e agjendës sonë politike duhet të jetë vetëm një, lirimi i liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Agjenda jonë nuk duhet të përmbajë asnjë pikë tjetër”, është shprehur Shehu, që është mbështetur edhe deputeti i Fierit.

    bardhi destabilizim mbledhja e pd paloka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    June 17, 2026

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    June 17, 2026

    Inceneratori i Elbasanit përfshihet nga flakët, re të dendura tymi mbulojnë zonën

    June 17, 2026

    Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3.500 trupa

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.