Site icon Informohu siç duhet

Yll Limani anulon koncertin në Shëngjin, shkak janë zjarret e shumta

Yll Limani anulon koncertin në Shëngjin, shkak ka qenë zjarret e shumta

Artisti  i njohur Yll Limani ka anuluar koncertin e tij që do të mbahej natën e sotme në Shëngjin.

Për shkak situatave të zjarrit këngëtari ka ndarë një InsatStory ku informon ndjekësit që  nuk do jetë i pranishëm

“Koncerti sonte në Shëngjin anulohet… shihemi së shpejti. Uroj që secili të jeni të sigurt”, shkruan Yll-i

Këngëtari ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e krijuar dhe ka bërë të qartë se prioriteti i tij është sigurimi i mirëqenies e të gjithë atyre që preken nga këto zjarre.

Kujtojmë se Ylli Limani, një nga artistët më të angazhuar dhe të njohur të verës, ka qenë i pranishëm në shumë koncerte gjatë sezonit dhe ka treguar angazhim të madh ndaj fansave të tij

Exit mobile version