Artisti i njohur Yll Limani ka anuluar koncertin e tij që do të mbahej natën e sotme në Shëngjin.
Për shkak situatave të zjarrit këngëtari ka ndarë një InsatStory ku informon ndjekësit që nuk do jetë i pranishëm
“Koncerti sonte në Shëngjin anulohet… shihemi së shpejti. Uroj që secili të jeni të sigurt”, shkruan Yll-i

Këngëtari ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e krijuar dhe ka bërë të qartë se prioriteti i tij është sigurimi i mirëqenies e të gjithë atyre që preken nga këto zjarre.
Kujtojmë se Ylli Limani, një nga artistët më të angazhuar dhe të njohur të verës, ka qenë i pranishëm në shumë koncerte gjatë sezonit dhe ka treguar angazhim të madh ndaj fansave të tij


