Site icon Informohu siç duhet

Ylber Ramadani shënon në Serinë A dhe ia dedikon golin të birit që do të lindë

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, shënoi golin vendimtar në fitoren 0-2 të Lecces ndaj Cagliarit në Serinë A.

Pas ndeshjes, Ramadani u ndal për mediat italiane:

“Goli ishte për tim bir që do të lindë së shpejti. Jam shumë i lumtur për golin, por mbi të gjitha për fitoren. Ishte shumë e rëndësishme për të arritur objektivin. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Tani do të vijë Interi, por përballë tifozëve tanë mund të bëjmë gjithçka”.

Ky gol dhe fitorja e rëndësishme e dërgojnë Leccen në pozita më premtuese në kampionat, ndërsa Ramadani shfaqi emocione të veçanta personale dhe familjare.

Exit mobile version