Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pëson rënie të fortë, bie në nivelin më të ulët historik

    February 19, 2025
    Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pëson rënie të fortë, bie në nivelin më të ulët historik

    TIRANË – Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare ka pësuar një rënie të ndjeshme në ankandin e kësaj jave dhe ka arritur nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë.

    Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, në emetimin e ri të këtyre instrumenteve kuponi dhe yield-i uniform i pranuar zbriti në 5.59%, nga 6.41% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm të këtyre instrumenteve, që ishte zhvilluar në nëntor 2024.

    Yield-i i këtyre instrumenteve ka rënë për të pestin ankand radhazi dhe ka prekur nivelin më të ulët historik. Krahasuar me një vit më parë, yield-i i këtyre instrumenteve ka shënuar një rënie të fortë me 2.35 pikë përqindje.

    Madje, yield-i i obligacioneve 15-vjeçare ka zbritur edhe poshtë nivelit prej 5.88% të ankandit të parë të këtyre instrumenteve, që ishte zhvilluar në nëntor 2021. Megjithatë, në atë rast norma bazë e interesit kishte qenë ende në nivelin 0.5%. Në atë rast, marzhi mbi normën bazë kishte qenë 5.38%, ndërsa në ankandin e fundi ky marzh zbriti në 2.84%, duke shënuar gjithashtu një minimum historik për këto instrumente.

    Të dhënat e ankandit tregojnë se edhe në këtë rast kërkesa e investitorëve ka qenë mjaft e lartë, duke nxitur rënien e mëtejshme të yield-eve. Nga dy miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave të paraqitura në ankand arriti në 5.1 miliardë lekë. Në përgjigje të kërkesës së lartë dhe kushteve të favorshme, Ministria e Financave vendosi ta rrisë vlerën e emetimit në gati 2.3 miliardë lekë.

    Edhe fillimi i këtij viti po konfirmon tendencën në rënie të yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë.

    Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, rënia e yield-eve është përcaktuar nga mungesa e presioneve në financim nga ana e qeverisë, e shoqëruar dhe me kërkesën e lartë të bankave në ankandet e tregut primar. Pjesërisht, rënie është nxitur edhe nga politika monetare e Bankës së Shqipërisë, që vitin e kaluar uli dy herë normën bazë të interesit, nga 3.25%, në 2.75%.

    Ndërkohë, gjithnjë duke iu referuar Bankës së Shqipërisë, investitorët jorezidentë luajtën një rol të rëndësishëm në kërkesën për titujt e borxhit publik. Investitorët nga jashtë vendit blenë 14.4 miliardë lekë ose rreth 143 milionë euro instrumente borxhi në lekë të qeverisë shqiptare vitin e kaluar. Shuma e investuar prej tyre përbënte 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme për vitin 2024.

    Për herë të parë gjatë vitit të kaluar, investitorë institucionalë nga jashtë vendit, kryesisht fonde të huaja investimi, morën pjesë edhe në ankandet e titujve në lekë të qeverisë shqiptare. Interesi i këtyre investitorëve ishte kryesisht për obligacionet dhe në veçanti titujt referencë me maturim 3-vjeçar, 4-vjeçar dhe 5-vjeçar.

    Ulja e borxhit publik në vitet e fundit dhe ecuria e mirë e ekonomisë në periudhën pas pandemisë sollën edhe përmirësimin e vlerësimit të borxhin Sovran të vendit nga agjencitë S&P Global Ratings dhe Moody’s, vitin e kaluar.

    Agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” (Standard&Poor’s) në muajin mars 2024 përmirësoi për herë të parë vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB-, ndërsa në tetor edhe agjencia tjetër Moody’s e përmirësoi vlerësimin nga Ba1 në Ba3.

    Një kërkesë e lartë nga investitorët u regjistrua edhe në emetimin e Eurobondit shqiptar në Bursën e Londrës, në fillim të kësaj jave. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove, nga 650 milionë euro që ishte vlera e ofruar. Shteti shqiptar emetoi Eurobonde 10-vjeçare për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5% dhe kupon 4.75%./MONITOR

    banka e shqiperise Yield
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.