Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Yield-et e bonove 12-mujore u rritën lehtë për herë të parë në shtatë muaj

    January 14, 2026

    Yield-et e bonove 12-mujore të thesarit u rritën lehtë në ankandin e parë të këtij viti, por duke qëndruar në nivele relativisht të ulëta dhe ende poshtë normës bazë të interesit. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar arriti në 2.47%, nga 2.44% që kishte qenë në ankandin e fundit të vitit 2025. Nga 8.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave në ankand arriti në 10.44 miliardë lekë. Por rata apo pjesa e pranuar e ofertave konkurruese ishte përsëri mjaft e ulët, në nivelin 3.11%.

    Rritja e yield-eve, sadoqë shumë e lehta, ishte e para që prej mesit të vitit të kaluar.

    Tremujori i parë i vitit është ka edhe përqendrimin më të larta të huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm financiar. Për këtë arsye, në përgjithësi ndodh që yield-et të shënojnë një korrektim të lehtë në rritje krahasuar me nivelet e vitit paraardhës.

    Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, për tremujorin e parë 2026 huamarrja e planifikuar do të ketë vlerën e 134 miliardë lekëve, në rritje me 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo shumë përbën më shumë se 35% e vlerës totale vjetore të emetimeve të parashikuara në tregun e brendshëm nga qeveria shqiptare.

    Megjithatë, në tërësi për vitin 2026, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm është 45 miliardë lekë, vlerë kjo 10% më e ulët krahasuar me huamarrjen e parashikuar në buxhetin e vitit 2025.

    Yield-et e ulëta të titujve qeveritarë dhe sidomos të instrumenteve afatshkurtra ndikojnë edhe koston e kredisë në Lekë për sektorin privat. Duke qenë se kreditë afatgjata në monedhën vendase në përgjithësi kuotohen mbështetur mbi ecurinë e bonove të thesarit, yield-et e ulëta të tyre ndikojnë edhe nivele të ulëta të normave të interesit të kredive.

    Megjithatë, ecuria e yield-eve dhe normave të interesit gjatë vitit 2026 do të përcaktohet edhe kursi i politikës monetare që do të ndjekë Banka e Shqipërisë.

    Inflacioni bazë erdhi në rritje gjatë vitit 2025, duke forcuar pritshmëritë e Bankës Qendrore për një kthim të inflacionit pranë objektivit prej 3% në pjesën e dytë të vitit 2026. Rritja e inflacionit mund të sjellë një korrektim në rritje të normës bazë të interesit, që sipas vlerësimeve teorike ndodhet poshtë nivelit të saj neutral./Monitor

    Yield Yield-et e bonove 12-mujore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.