Xhensila Myrtezaj ka folur për herë të parë për të gjitha kritikat, befasitë, mëdyshjet, apo pikëpyetjet që janë ngritur nga publiku për fizikun e saj pas lindjes së djalit, që ishte më e dobët se sa në kohën para se të mbeste shtatzanë.
Arbana Osmani e pyeti “çfarë njeriu je ti kështu, se dhe unë jam grua dhe kam kuriozitetet e mia”.
Arbana: Ti mbete shtatzanë sa kg more fiks?
Xhensila: 8 kg. Më ka ndihmuar fakti që kam ecur cdo ditë, isha në një periudhë që më duhej patjetër të ecja e të kisha kontakt me natyrën përndryshe nuk do ia kisha dalë dot. Se femrat gjatë shtatzanisë kanë ato problemet hormonale.
Ecja cdo ditë 1 orë e gjysmë. Thjesht kam ngrënë shëndetshëm.
Nepse s’ja kam rezervuar vetes. Unë nuk ha shumë sasi ngopem shumë shpejt e prej vitesh e kam mësuar veten me një lloj regjimi.
Pas lindjes kam pasur rënie drastike të frikshme një muaj pasi djali lindi humba brenda muajit 10 kg, kam qenë me deficencë, 4 kg më pak se para se të ngelja shtatzanë ka qenë dhe një periudhë shumë e vështirë psikologjike dhe ndoshta ka ndikuar.
Dhe me Ajkën ka qenë e njëjta gjë, por pas tre muajsh mora veten. Me djalin u riktheva në maujin e parë të lindjes të kthehesha në koncert. Duhet t’ja dilja, ishte përgjegjësi që më ra mbi supe dhe duhet të bëhesha e fortë që t’ja dilja.
Përgatiti Radar.al


