Site icon Informohu siç duhet

Xheneta Fetahu “i nxjerr bojën” avokates në mes të emsionit

Xheneta Fetahu “i nxjerr bojën” avokates në mes të emsionit

Një ngjarje e tensionuar ka ndodhur së fundmi në emisionin “Kosova Today” ku e ftuar ishte avokatja e Drilon Ramës, fituesit të “Big Brother Vip Kosova”, Bedrie Rexhepi.

Rexhepi po fliste për situatën që bëri bujë në media mes Xhenetës dhe Drilonit kur papritmas situata mori jë tjetër rrjedhë.

Në studion televizive hyri ish-finalistja e “BBVK”, Xheneta Fetahu.

Prania e saj ndryshoi totalisht intervistën me të ftuarën, pasi kjo e fundit sapo e pa që Xheneta hyri në studio, braktisi menjëherë emisionin pa dhënë shpjegim.

Në momentin kur Rexhepi ngrihet nga karrigia, Xheneta shikohet teksa i shkon nga pas dhe i drejtohet: A po frikësohesh se tik e qejf veç në internet me fol? Hajde përballemi.

Ky moment është pasuar me reagime të shumta nga ndjekësit. Disa e kanë vlerësuar si të guximshëm veprimin e Xhenetës, por ka patur dhe nga ata persona që e shikojnë si të pahijshëm për të ndodhur në një emision televiziv.

Exit mobile version