SHUPENZË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shupenzë të Bulqizës, ku një xhami është përfshirë nga flakët duke shkaktuar djegien e saj në pjesën më të madhe. Bazuar në informacionet paraprake zjarri ka rënë rreth orës 06:00, vetëm 10 minuta pasi hoxha ishte larguar nga objekti fetar.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës dhe policisë, zjarri ka qenë i pamundur për t’u shuar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar origjinën e flakëve./Radar.al
Pjesë e listës së hapur të PS/ Gjylameti: Jam e bindur se do jem në parlament


