Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit, shtyhet sërish seanca në Kuvendin e Kosovës

    Shqiptari përplas për vd*kje me “Mercedes” te moshuarin italian dhe arratiset, karabinierët e kapin gjatë ndjekjes

    Klubi i Premier Ligës rrezikon rënien nga kategoria, Barcelona i shënjestron 5 lojtarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Wizz Air mbyll përfundimisht filialin në Abu Dhabi

    July 15, 2025

    Kompania ajrore me kosto të ulët, Wizz Air, do të mbyllë operacionet e saj në Abu Dhabi duke nisur nga muaji shtator 2025.

    Vendimi shënon fundin e një eksperience që zgjati disa vite në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku aktualisht operojnë 12 avionë Airbus A321 në Aeroportin Ndërkombëtar Zayed, me rreth 30 destinacione në Lindjen e Mesme, Afrikë, Azi Qendrore dhe Evropë.

    Sipas drejtorit ekzekutiv të Wizz Air, József Váradi, kompania do të përqendrohet sërish te tregjet e saj tradicionale në Evropën Qendrore dhe Lindore, që ai i cilësoi si “thelbi” i operacioneve të linjës ajrore.

    “Kemi ulur investimet në këtë treg gjatë viteve të fundit dhe tani është koha të rikthehemi me vëmendje të plotë,” deklaroi ai.

    Megjithëse filiali i Abu Dhabit u lançua si një sipërmarrje e përbashkët me Abu Dhabi Developmental Holding Company, modeli i biznesit nuk rezultoi fitimprurës.

    Tre janë arsyet kryesore që sollën këtë vendim:

    1. Kushtet klimatike ekstreme të rajonit përshpejtonin amortizimin e motorëve, duke rritur kostot e mirëmbajtjes dhe ulur efikasitetin operacional;
    2. Wizz Air nuk pati akses në tregjet indiane dhe pakistaneze, siç i ishte premtuar në fillim;
    3. Tensionet rajonale dhe mbylljet e herëpashershme të hapësirës ajrore e bënë më të vështirë ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare.

    Një eksperiment që nuk funksionoi

    Hapja e Wizz Air Abu Dhabi ndodhi pak pas startit të Air Arabia Abu Dhabi, një tjetër linjë me kosto të ulët, gjithashtu një sipërmarrje e përbashkët me Etihad.

    Por Abu Dhabi, që nuk ka një treg të madh origjine-destinacioni, nuk arriti të mbështesë dy modele të ngjashme operimi, të orientuara kryesisht drejt transportit të punëtorëve emigrantë.

    Linja ajrore, dikur ndër më premtueset në Evropë, po përballet me sfida serioze.

     

    Vodhën telefonin e rojes së sigurisë? “Wizz Air” lë 90 minuta pasagjerët në pistë

    Alarm në Wizz Air/ Hakerohen të dhënat e klientëve, rrezikohen llogaritë bankare

     

     

     

     

    abu dhabi evrope fluturim Wizz Air
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit, shtyhet sërish seanca në Kuvendin e Kosovës

    April 28, 2026

    Shqiptari përplas për vd*kje me “Mercedes” te moshuarin italian dhe arratiset, karabinierët e kapin gjatë ndjekjes

    April 28, 2026

    Klubi i Premier Ligës rrezikon rënien nga kategoria, Barcelona i shënjestron 5 lojtarë

    April 28, 2026

    Goditet një tjetër call center në Tiranë/ Arrestohet 25-vjeçarja, mashtronte shtetas të huaj me bursa fiktive

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.