Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Walz pranon nominimin gjatë Kuvendit të demokratëve

    August 22, 2024
    Guvernatori i Minesotës, Tim Walz.

    SHBA– Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, ka pranuar nominimin e partisë së tij për të kandiduar për nënpresident të Shteteve të Bashkuara. Gjatë fjalimit në Kuvendin Kombëtar të demokratëve ai falënderoi të pranishmit për sjelljen “e gëzimit” në zgjedhjet që janë transformuar nga hyrja në garë e nënpresidentes amerikane, Kamala Harris.

    “Jemi të gjithë këtu sonte për një arsye të bukur dhe të thjeshtë: E duam këtë vend”, tha Walz para mijëra delegatëve që mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Trajneri Walz”.

    Shumë amerikanë nuk kishin dëgjuar kurrë për Walzin para se Harris ta zgjidhte për kandidat për nënpresident dhe ky fjalim ishte mundësi që ta prezantonte veten. Ai foli për përvojën e tij si trajner futbolli, për shërbimin në Gardën Kombëtare dhe për problemet e familjes së tij me fertilitetin – të gjitha këto pjesë të biografisë së tij që republikanët kanë vënë në pikëpyetje që kur Harris e zgjodhi atë.

    Ekipi i fushatës së Harrisit tha se Walz kishte punuar në fjalimin e tij për disa ditë dhe ai për herë të parë përdori teleprompterin, duke bërë prova në mënyrë që të ishte i përgatitur. Ai u tha të pranishmëve se “nuk kam mbajtur shumë fjalime si kjo, por më kanë këshilluar shumë”.

    “Disa njerëz nuk e kuptojnë se çfarë duhet të bësh për të qenë fqinj i mirë”, tha Walz. “Për shembull, Donald Trump dhe JD Vance”.

    Trump, kandidati republikan për president, kritikoi Kuvendin e demokratëve duke e quajtur “qesharak” dhe theksoi se ai është shpesh është temë e fjalimeve. Ai po ashtu foli për ish-presidentin Barack Obama, i cili gjatë fjalimit në Kuvend të martën ishte mjaft kritik, duke thënë se Obama ishte “i ndyrë”.

    Ndërkaq, gjatë fjalimit Walz foli për fëmijërinë e tij në Nebraska dhe për karrierën e tij si mësues dhe trajner futbolli në Minesota. “Faleminderit që keni sjellë gëzim në këtë luftë”, i tha ai turmës.

    Por, ai po ashtu kritikoi kandidatin republikan për nënpresident, JD Vance, dhe kritikoi disa politika të republikanëve.

    “Përderisa shtetet tjera po ndalonin librat në shkolla, ne po çrrënjosnim urinë nga shkollat tona”, tha ai.

    Walz është kritikuar se ka ekzagjeruar karrierën e tij. Gruaja e tij gjatë kësaj jave e sqaroi se ajo nuk i ishte nënshkruar fertilizimit sipas metodës in vitro, siç kishte pretenduar Walz disa herë. Por, ajo tha se i ishte nënshkruar trajtimeve të tjera të fertilitetit. Republikanët po ashtu kanë kritikuar për deklaratat e bëra nga Walz më 2018, i cili kishte thënë se kishte mbajtur armë në luftë. Edhe pse ai ka shërbyer në Gardën Kombëtare për 24 vjet, ai asnjëherë nuk ishte dislokuar në një zonë lufte.

    Walz ka përfshirë sfidat e familjes së tij me ferilitet në narrativin e tij, si një mënyrë për t’u afruar me votuesit që janë të shqetësuar me heqjen e të drejtave riprodhuese në SHBA. Por, Gwen Walz në një deklaratë të lëshuar të martën tregoi për përvojën e saj dhe tha se i është nënshtruar një trajtimi tjetër e jo in vitro.

    “Nëse nuk keni përjetuar asnjëherë jofertilitetin, ju siguroj se e njoh dikë që e ka përjetuar”, tha Tim Walz të mërkurën.

    Të mërkurën, në Kuvendin e demokratëve kishte edhe persona me të cilët Trump ishte ballafaquar gjatë karrierës së tij: Bill Clinton, presidenti i 42-të i SHBA-së dhe Oprah Winfrey, një prezantuese ikonike.

    Gjatë adresimeve, të dizajnuar për të kritikuar Trumpin, Clinton dhe Winfrey e paraqitën ish-presidentin si një njeri vetjak, ndërkaq Harrisin si një person të përqendruar më shumë në nevojat e përditshme të amerikanëve sesa në nevojat e saj.

    “Sipas meje kemi një zgjedhje të qartë. Kamala Harris për njerëzit. Personi tjetër që ka dëshmuar është vetëm për vete, ‘unë, unë dhe unë’”, tha Clinton, i cili mbajti një fjalim në Kuvendin Kombëtar Demokratik pothuajse 10 minuta më të gjatë se fjalimi i Walzit, që ishte njeriu kryesor i natës.

    Winfrey ndërkaq ofroi mbështetje për Harrisin. “Mirësjellja dhe respekti janë opsion në këto zgjedhje”, duke ftuar amerikanët që të zgjedhin Harrisin dhe Walzin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit./rel

    Tim Walz zgjedhjet ne shba
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    June 20, 2026

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    June 20, 2026

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    June 20, 2026

    Protesta/ Rama: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.