Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Wadephul: Europa do të vazhdojë të varet gjatë nga mbrojtja

    January 27, 2026
    Wadephul: Europa do të vazhdojë të varet gjatë nga mbrojtja

    BE dhe NATO-ja po përpiqen të zhvillojnë strategjitë e tyre, por pa mburojën e SHBA, ministri i Jashtëm gjerman beson se hapësira e manovrimit të Evropës do të mbetet e kufizuar.

    Ministrja e Jashtme suedeze Maria Malmer Stenergard dhehomologu i saj gjerman Johann Wadephul mbajtën një konferencë shtypi pas bisedimeve bilaterale. Gjermania dhe Suedia janë “në mënyrë të veçantë të të njëjtit mendim” në çështjet themelore, tha Wadephul pas bisedimeve. Të dyja vendet kanë vlerësim shumë të ngjashëm të situatës së politikës së sigurisë. Lëvdata të qarta erdhën edhe nga Suedia: bashkëpunimi me Gjermaninë është më i rëndësishëm se kurrë, tha Stenergard. Por pavarësisht qëndrimeve të dukshme të përbashkëta, atmosfera është serioze. BE dhe NATO-ja duhet të përgatiten për një përballje afatgjatë me Rusinë, paralajmëroi Stenergard.

    Wadephul-i tha në Stokholm se qeveria federale gjermane është e hapur për bisedime për mbrojtjen bërthamore me Francën. Megjithatë, zbatimi konkret i masave të nevojshme do të kërkonte mjaft kohë për t’u realizuar.

    Ministrja e Jashtme suedeze Maria Malmer Stenergard gjithashtu u shpreh në mbështetje të një debati brenda NATO-s për formën e ardhshme të frikësimit bërthamor. Suedia iu bashkua aleancës së mbrojtjes së NATO-s dy vjet më parë, nën përshtypjen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përjashtoi mundësinë që Europa të jetë në gjendje të mbrojë veten pa Shtetet e Bashkuara në të ardhmen e afërt. Ai theksoi se nëse Europa me të vërtetë dëshiron të veprojë vetë, shpenzimet e mbrojtjes të vendeve evropiane duhet të rriten në dhjetë për qind të prodhimit ekonomik.

    Më parë Wadephuli kishte qëndruar për bisedime në Lituani./DW

    BE dhe NATO Europa
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.