TIRANË– Ditën e sotme Gjykata e Lartë do të shqyrtojë në dhomë këshillimi kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukrit për PD, një kërkesë kjo e bërë nga Enkelejd Alibeaj.
Kolegji Civil, i përbërë nga gjyqtarët Enton Dhimitri, Margarita Buhali dhe Valbona Cekrezi, do të marrë vendim mbi bazën e dokumenteve.
LEXO EDHE: Vula e PD-s i kalon Berishës. Zbardhet vendimi i Gjykatës së apelit (Dokumenti)
Kujtojmë se vendimi i Gjykatës së Apelit i datës 11 qershor, i kaloi PD-në ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas Gjykatës së Apelit, grupi i Lulzim Bashës nuk legjitimohej si palë në proces me përfaqësues Enkelejd Alibeajn i cili autorizuar me shkrim nga Lulzim Basha.
Vendimi i Apelit la në fuqi vendimin e 25 marsit 2022, të ish-gjyqtarit Agron Zhukri.


