SERBI– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është fotografuar pranë pacientëve të plagosur që u dogjën nga zjarri tragjik në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë kjo foto e Presidentit Vuçiç në dhomën ku po trajtohen të lënduarit kanë shkaktuar reagime të ashpra te qytetarët në Maqedoninë e Veriut.
Reagimet kanë shpërthyer në rrjet teksa disa komentues shkruajnë se jeta e pacientëve po rrezikohet për PR-in e Vuçiç. Dikush tjetër thotë se realizimi i një fotoje të tillë është papërgjegjësi e pabesueshme.
“Vuçiç fotografohet teksa fëmijët po qajnë, duke u dridhur në dhimbje”.
Vuçiç nuk dëshiron të diskriminojë, kështu që edhe serbët edhe maqedonasit janë në favor të (keq)përdorimit politik.” “Papërgjegjësi e pabesueshme”. “Jeta e pacientëve po rrezikohet për PR-in e Vuçiç”./Radar.al



